Shqipëria do të përballet me Poloninë pas pak ditësh në ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024. Për kuqezinjtë nis një erë e re ndryshimi, teksa do të debutojë në pankinë edhe trajneri Silvinjo. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë një intervistë për mediat menjëherë pas stërvitjes së parë të Kombëtares.
“Diferencat në futboll janë të vogla. Nëse do t’i bashkojmë të voglat bashkë, bëhet hapi cilësor për të shkuar më lart. Risia në këtë edicion kjo është. Duam të kemi një rezultat akoma më të mirë në kualifikueset e EURO 2024.
Trajneri? Stafi ka qenë i angazhuar 100 përqind në Shqipëri. Nga dita e parë e kontratës deri sot. Ka qenë aktive edhe për të kompletuar shtëpinë e futbollit. Kanë jetuar gjithë kohën në Shqipëri. Duken me energji pozitive. Kjo energji pozitive t’i shërbejë futbolli. Siç thuhet në futboll ndeshje e radhës. Të shohim Poloninë dhe më pas të tjerat.
Pritshmëritë? Ka kërkuar ta nisë edicionin këtu, në shtëpinë e futbollit. Koha ka qenë e shkurtër. Për këtë falënderoj administratën e futbollit që kanë punuar 24 orë për të qenë gati. Kërkesa është e të gjithëve që ekipi të jetë maksimalisht i angazhuar. Të na dhurojnë diçka pozitive.
Rezultatet? Kemi bërë gjithçka për të pasur rezultatet më të mira. Kemi vënë gjithçka në dispozicion të këtij stafi. Objektivi ynë është kualifikimi në EURO 2024. Nuk është një grup i lehtë. Luhet në një periudhë të ngushtë. Sa më pak mungesa, të çon në rezultate pozitive. Shpresojmë që të kemi më shumë në rezultatet pozitive” – tha ai.