Është kompletuar tashmë edhe xhiro e 16-të e Superligës së Kosovës në futboll me duelin e fundit të zhvilluar të hënën ndërmjet Dritës dhe Dukagjinit.
Skuadra nga Gjilani fitoi me rezultat bindës 4-0 në këta ballafaqim duke dhënë kështu një reagim pozitiv pas humbjes nga Gjilani në derbin lokal.
Muja me dy gola në minutat 9’ dhe 61’ si dhe ato tw Blakcorit dhe Tahirit nw minutat 84’ dhe 90’ e vulosën fitoren e skuadrës së trajnerit Ardian Nuhiu.
Me këtë fitore Drita rikthehet në pozitën e tretë me 28 pikë, dy më pak se lideri Ballkani dhe një më pak se Gjilani i vendit të dytë.