Cristiano Ronaldo nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Topit të Artë sonte në Paris

Cristiano Ronaldo nuk do të marrë pjesë në ceremoninë për ndarjen e çmimit të Topit të Artë.

France Football çmimin për lojtarin më të mirë të vitit e ndan sonte në një ceremoni në Paris të Francës.

Gazetari, Pedro Sepulveda ka raportuar se ylli i Manchester Unitedit nuk do të marrë pjesë sonte në ceremoni.

Këtë çmim, Cristiano Ronaldo e ka fituar plot pesë herë, vetëm një më pak se Lionel Messi.

Ky i fundit është favorit për ta fituar Topin e Artë numër shtatë në karrierën e tij si futbollist.

Ceremonia nis me fillim nga ora 20:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *