Drita triumfon në derbi ndaj Llapit, fiton Ballkani dhe del në krye

Drita e ka fituar derbin ndaj Llapit, në kuadër të xhiros së 28-të në Superligën e futbollit.

Gjilanasit realizuan fitore me rezultatin 0:1 në udhëtim.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Blendi Baftiu në minutën e 42-të.

Me këtë fitore, Drita barazon pikët me Llapit nga 54 sosh.

Fitore të pastër ka marr Ballkani që si vendas mundi Lirisë me rezultatin 2:0 dhe fal kësaj fitoreje del në krye të tabelës me 56 pikë.

Golat për ekipin nga Suhareka i realizuan Nazmi Gripshi në minutën e 68-të dhe Edvin Kuc në fund të sfidës për 2:0 dhe rezultatin final.

Liria mbetet e fundit me 10 pikë dhe me një këmbë në Ligën e Parë.

Pa fitues e pa gola u mbyll ndeshja mes Feronikelit 74 e Prishtinës, e zhvilluar në Drenas.

Prishtina tash merr 40 pikë e pesta, kurse Nikli 30-të pikë i teti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *