Drilon Pergjeqaj, talenti i radhës që do ta veshë fanellën dardane

Një tjetër talent i futbollit i rritur dhe zhvilluar në Gjermani i thotë “Po” fanellës së Kombëtares së Kosovës.

Është ky futbollisti i skuadrës së njohur gjermane, Karlsruhe, Drilon Pergjeqaj, i cili sot është pritur nga presidenti Agim Ademi.

Ai gjatë këtij takimi e ka konfirmuar dëshirën e tij të madhe për ta përfaqësuar Kosovën U19 dhe ka shprehur shpresën se do të japë më të mirën e tij në fanellën dardane, duke i bërë të lumtur prindërit e tij, por edhe të gjithë tifozët dardanë.

Presidenti Ademi e përgëzoi Drilonin për vendimin e marrë për ta përfaqësuar vendin e origjinës së tij, duke i dëshiruar karrierë të suksesshme dhe që një ditë të jetë bartës i lojës së Kombëtares së Kosovës.

Ai po ashtu shprehu falënderim të veçantë edhe për prindërit e Drilonit dhe për të gjithë bashkëkombësit tanë që jetojnë e veprojnë në Evropë, që fëmijët e tyre vazhdojnë t’i mbajnë të lidhur në çdo aspekt me Kosovën.

Drilon Pergjeqaj ka luajtur në disa klube gjermane në grupmoshat e reja, teksa nga viti i kaluar është pjesë e klubit të njohur, Karlsruhe dhe luan në rolin e mesfushorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *