‘Dridhet’ PSG-ja, Neymar humb ndeshjen e parë ndaj Barcelonës dhe rrezikon edhe kthyesen

Braziliani dje në fitoren ndaj Caen pësoi lëndim dhe u detyrua të largohet nga fusha.

Sipas L’Equipe, ky lëndim është i shkallës së dytë dhe do ta mbajë jashtë fushe për rreth katër javë.

Nuk është vetëm kjo zhgënjyese sepse Neymar rrezikon të mos paraqitet edhe në ndeshjen kthyese në “Parkun e Princave” me 10 mars 2021.

Ky është lajm mjaftë i keq për PSG-në, skuadër e cila do ta këtë mjaftë të vështirë kalimin në fazën tjetër pa yllin e tyre duke marrë parasysh edhe formën e mirë te Barcelonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *