Drenica po e prek fundin, trajneri Devolli paralajmëron dorëheqjen

Drenica po kalon momente aspak të mira. Ajo përveç situatës së trazuar që ka në kampionat ku po lufton për ekzistencë, sot është eliminuar edhe nga Kupa e Kosovës.

Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli pas ndeshjes për “Art Sport” ka paralajmëruar dorëheqje nga bankina e trajnerit në mungesë të rezultateve.

“Sot nuk kamë çfarë të analizo. Fati i kundështari e çoj topin në rrjetë, për pjesën tjetër kishte hedhur dorën në gips. A flitet më për futboll, s’jam marrë kurrë me referimin, por ne sakrifikojmë familjen time. Sot do të flas me presidentin, mund ta mbyll këtu. Me vjen keq për ketë djem. Nuk e di, me duket sikur punojmë kot. Djemtë vrapojnë, luftojnë, krijojnë raste, dhe më pas është e kot. Më vjen keq për këta djem që lënë shpirtin e tyre dhe familjen e tyre. Jemi në vitin 2021 nuk mund të vazhdojmë më kështu”, ka thënë Bledar Devolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *