Dramë në derbi: Ballkani barazon në sekondat e fundit me penallti ndaj Prishtinës, Trepça ’89 dhe Malisheva luajnë pa gola

Kanë përfunduar dy takimet e sotme të Superligës së Kosovës.

Ballkani dhe Prishtina luajtën baras në takim tejet dramatik, ku Ballkani barazoi krejt në fund me penallti.

Pllana hapi llogarinë e golave në minutën e 51’të të takimit, kurse Endrit Krasniqi e dyfishoi epërsinë e skuadrës së tij në minutën e 60’të. Nazmi Gripshi shënoi në minutën e 80’të për të kthyer shpresat e Ballkanit. Albion Rrahmani ia siguroi një pikë Ballkanit duke realizuar nga pika e bardhë në minutën e 98’të të takimit.

Në anën tjetër takimi mes Trepçës ’89 dhe Malishevës përfundoi pa gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *