Dortmund bën mrekullinë, përmbys rezultatin ndaj Atletico Madridit dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League

Skuadra e Dortmundit ka bërë mrekullinë ndaj Atletico Madridit, pasi ka përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë dhe është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ekipi spanjoll triumfoi me rezultatin 2-1 në ndeshjen e parë, por sot gjermanët e Edin Terzic bën mrekullinë duke fituar 4-2, për të kaluar tutje.

Brandt, Maatsen, Fullkrug dhe Sabitzer realizuan golat për Dortmundin, kurse Hummels (autogol) dhe Correa shënuan për ekipin spanjoll.

Kësisoj, Dortmundi kalon tutje në gjysmëfinale, teksa Atl Madridi i Simeones shkon në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *