Një i ri indonezian është shpuar nga një peshk gjilpërë në qafë ndërsa ishte në një varkë.
Muhammad Idul, 16-vjeç, po peshkonte në ujërat e zonës Button South kur peshqit filluan të shfaqen.
Njëri prej tyre e shpoi me nofulla të gjata të mprehta dhe e rrëzoi nga barka.
Disi ai arriti të notonte në breg ndërsa peshkun e kishte ende në qafë.
Ai u transferua në spitalin më të afërt, prej nga u transferua në një spital tjetër në qytetin Makassar, ku mjekët arritën të nxjerrin peshkun brenda një ore.
I riu është në gjendje të qëndrueshme dhe po shërohet në spital, ku po vëzhgohet për infeksion të mundshëm, transmeton KosovaPress.