“Do të rikthehem më i fortë” – Neymar reagon pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi me PSG-në

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Neymar, pësoi një lëndim të rëndë në duelin me St.Etiennen në Ligue 1.

PSG-ja triumfoi 1-3 në udhëtim te St.Etienne në takimin e vlefshëm për javën e 15-të kampionale.

Neymar u detyrua ta linte fushën dy minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes pas lëndimit të frikshëm që pësoi.

Braziliani u largua me lotë në sy nga takimi, ngase lëndoi rëndë kyçin e këmbës së tij.

Disa orë më vonë, Neymar reagoi përmes rrjeteve sociale në lidhje me situatën që përjetoi në ballafaqim.

“Fatkeqësisht, këto gjëra janë pjesë e jetës së një atleti. Nuk mund të bëjmë asgjë, pos të ngrijmë kokën lartë dhe të vazhdojmë gjithmonë përpara. Do rikthehet më i mirë dhe më i fortë se me parë”, shkroi ai në Instagram.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *