Dita e ndeshjeve, zhvillohen gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Do të zhvillohen sot dy gjysmëfinalet e para të Kupës së Kosovës në futboll me dy ndeshjet që garantojnë spektakël në fushë për 90 minuta. Vëmendja kryesore do të jetë tek ballafaqimi i dy skuadrave elitarë të futbollit kosovar, ai ndërmjet Prishtinës dhe Dritës.

Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” të Lipjanit nga ora 15:00. Prishtina luan në gjysmëfinalen e 14-të pas luftës nga 11 finale prej vitit 1992 dhe 8 trofe po nga viti 1992.

Ballafaqim tjetër interesant do të jetë edhe ai ndërmjet Suharekës dhe Ballkanit, dy rivalë lokal që do të ballafaqohen në stadiumin e qytetit në Suharekë me fillim nga ora 15;00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *