Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian në kategorinë -52 kg, pasi mposhti polaken Aleksandra Kaleta në çerekfinale.
Me këtë fitore të rëndësishme, Krasniqi i afrohet edhe më shumë medaljes, duke konfirmuar formën e saj të lartë.
Krasniqi e nisi garën direkt nga raundi i dytë, pasi në të parin kaloi pa luftë. Në këtë pikë të garës, ajo u përball me xhudisten Tereza Bodnarova në kategorinë 52 kilogramë, duke arritur fitore me pikë.