Disiplinori i FFK-së merr vendim për tre trajnerët e Superligës

Komisioni Disiplinor ka marrë masa ndëshkuese për trajnerët dhe futbollistët të cilët në javën e kaluar në ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, u ndëshkuan me kartonë të kuq.

Kështu Debatik Curri ndihmës trajner te prishtina, Tahir Lushtaku trajner te renica dhe Armend dallku trajner et Dukagjini janë dënuar me nga dy ndeshje moslojë pas kartonave të kuq të marru në ndeshjet e Kupës të zhvilluara në fundjavën e kaluar.

Më poshtë gjeni vendimet e plota të Komisionit Disiplinor

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 11.02.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të 1/8–së së finales së Kupës së Kosovës, edicioni 2021/2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve konform dispozitave të Rregullores disiplinore, mori këto vendime:

Ndimëstrajneri i FC ”Prishtina” Debatik Curri nr ID.000624M83. Në minutën e 108-të pas një faulli të shkaktuar nga ekipi vendas pati reagime nga dy pankinat ku më të zëshmit ishin kryetrajneri mysafir T.Lushtaku si dhe ndihmëstrajneri vendas D.Curri, ku shkëmbyen fjalë fyese ndërmjet veti, e të cilët u ndëshkuan me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Prishtina-Drenica. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.

Kryetrajneri i FC ”Drenica”, Tahir Lushtaku nr ID.010175M70. Motivi: Në minutën e 108të pas një faulli të shkaktuar nga ekipi vendas pati reagime nga dy pankinat ku më të zëshmit ishin kryetrajneri mysafir T.Lushtaku si dhe ndihmëstrajneri vendas D.Curri, ku shkëmbyen fjalë fyese ndërmjet veti, e të cilët u ndëshkuan me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Prishtina-Drenica. . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës së trajnerit për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

Kryetrajneri i FC ”Dukagjini”, Armend Dallku nr, ID.000613M83. Motivi: Në minutën e 80të pas ndëshkimit me karton të kuq të lojtarit të tij është futur në fushë, ku ka ofenduar rëndë gjyqtarin kryesor, për çka është ndëshkuar direkt me karton të kuq. Pas përfundimit të ndeshjes kryetrajneri A. Dallku ka vazhduar me ofendime dhe akuza në deklaratën e dhënë në prononcim për media ku akuzon referin kryesor për epilogun përfundimtar të ndeshjes. Sipas raportit të zyrtarit të ndeshjes Gjilani – Dukagjini. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës së trajnerit për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i FC ”Dukagjini”, Stefan Nikoliç, me nr fanelle 9 dhe nr ID.028260M90. Motivi: Në minutën e 80-të proteston ashpër në mënyrë jo sportive dhe përdor fjalë fyese për çka ndëshkohet me kartonin e verdhë, ndërsa vazhdon me sharje të rënda ku edhe ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani – Dukagjini. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore;

Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

FC “Onix “: Motivi: aktivizimi i lojtarit me nr fanelle 31 Enis Gigollaj dhe nr ID 024396M97 në minutën e 114-të edhe pse i njëjti nuk ishte i shënuar në protokollin zyrtar para fillimit të ndeshjes. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Onix – KEK-u. Bazuar në nenin 42. 1 paragrafi A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore – Qortim.

Lojtari i FC “ Onix “, Visar Haxhijaj me nr fanelle 12 dhe nr ID.000765M89. Motivi: Në minutën e 114-të prekje me dorë jashtë vijës së 16-shit si lojtar i fundit, ku edhe është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Onix – KEK-u. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i FC “Onix “ me nr fanelle 31, Enis Gegollaj dhe nr ID.024396M97. Motivi: në minutën e 114-të aktivizohet në lojë edhe pse nuk ishte i shënuar në protokollin zyrtar të ndeshjes. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Onix – KEK-u. Në deklrataën e portierit të FC “Onix” , Enis Gegollaj . I cili konformon se nuk ishte në dijeni për mos përfshirjën e tij në protokol dhe se detyra e tij është të mbroj dhe jo çeshtjet administrative. Arsyetim: Bazuar në këtë deklaratë dhe të dhëna të tjera të deponuara në FFK, Komisioni Disiplinor i shkallës së parë merr vendim: Lirohet nga Procedura.

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 11.02.2022, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *