Dikur luante krah Ibrës te Milan, italiani njofton tërheqjen nga futbolli!

Ditën e sotme, Antonio Nocerino ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga futbolli i luajtur.

Me një postim në rrjetet e tij sociale, ish-mesfushori është shprehur se do të lërë futbollin, për të nisur karrierën si trajner tashmë. 34-vjeçari do të mbahet mend për aventurën e tij te Milan, ku ishte pjesë e kuqezinjve për disa vite.

Gjithashtu, në karrierën tij Nocerino ka luajtur edhe për ekipe si Ëest Ham, apo Palermo, ku edhe u bë i njohur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *