Interi e ka fituar “Derby della Madonnina” me rezultat 1-0 ndaj Milanit, në kuadër të javës së 21-të në Serie A.
Derbi filloi me kujdes të shtuar nga dy skuadrat, por Nerazzurët ia dolën të kalonin në epërsi.
Në minutën e 34-të, Hakan Calhanouglu harkoi në zonën e Milanit, duke e gjetur Lautaro Martinezin që shënoi me kokë.
Në 45 minutat e dytë, ishte një lojë e baraspeshuar, me dy skuadrat që tentonin të përfitonin nga gabimet.
Me disa zëvendësime të hershme, Rossonerët shpresuan që t’i barazonin shifrat, mirëpo nuk ia dolën.
Nerazzurët vazhduan me lojë më të mirë, dhe dëshiron ta siguronin fitoren, por nuk arritën të shënonin më.
Rasti më të mirë dhe të vetëm serioz e pati Brahim Diaz në minutën e 75-të, kur lëshoi një goditje brenda zonës, por Andre Onan e priti gjuajtjen.
Romelu Lukaku ia doli të tundte rrjetën e Milanit, mirëpo belgu kishte shkaktuar faull në krijimin e rastit.
Pas javës së 21-të, Interi mbetet në vendin e dytë me 43 pikë, ndërsa Milani ka rënë në të gjashtin me 38 sosh.
Në xhiron e 22-të, Nerazzurët do të kenë punë me Sampdorian, ndërsa Milani përballet me Torinon.