Dardanët me organizim të veçantë për ndeshjen me Maqedoninë e Veriut

Përfaqësuesja e Kosovës të mërkurën në mëngjes udhëton drejt Maqedonisë së Veriut, para ndeshjes së rëndësishme që e zhvillon kundër kombëtares së këtij shteti ditën e enjte.

Ndeshja e vlefshme për Play Off e Ligës së Kombeve luhet në stadiumin e Shkupit, pa praninë e tifozëve shkaku i situatës me COVID-19.

Por, mbështetja për djemtë e Kosovës nuk do të mungojë asnjëherë, me ‘Dardanët’ që po organizohen për të përcjellë ekipin kombëtar për misionin e madh ndaj Maqedonisë së Veriut.

Anëtarë të ‘Dardanëve’ kanë njoftuar se do të grumbullohen në Han të Elezit.

Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës luhet ditën e enjte, me fillim nga ora 20:45.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *