Në këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Do të ketë përballje shumë interesante, të cilat mund të vendosin shumë për fatin e sezonit.
Ndeshjen Dukagjini – Ballkani, do ta drejtojë njëri ndër gjyqtarët më të mirë në vendin tonë, Dardan Çaka.
Visar Kastrati do të ndajë drejtësinë tek ndeshja Gjilani – Llapi, kurse Burim Jahmurataj është deleguar tek ndeshja Malisheva – Drita.
Këto janë të gjitha delegimet nga shorti i ditës së sotme.