Franca ka pësuar humbje nga Danimarka, në ndeshjen e gjashtë dhe të fundit në Grupin 1 të Ligës A në Ligën e Kombeve.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Parken” të Kopenhagës, u mbyll me rezultatin 2:0 .
Nushi: Pse ministrja Haxhiu nuk e ka raportuar në Polici burrin e saj kërc…
Kasper Dolberg (34’) dhe Andreas Skov Olsen (39’) shënuan në fitoren e vendasve.
Pavarësisht fitores, Danimarka fazën e grupeve e mbylli në pozitën e dytë me 12 pikë.
Kurse, Franca u rendit e treta me 5 pikë.
Të dy kombëtaret edhe në edicionin e ardhshëm do të jenë pjesë e Ligës A. /Gazeta Express/