Chelsea ka bërë dhe po bën disa prej lëvizjeve që mund të mbeten si më të mëdhatë të kësaj merkatoje.
Emra si Timo Werner e Hakim Zyiech nuk po i mjaftojnë ‘Bluve’, të cilët tashmë kanë shënjestruar edhe një tjetër mesfushor.
‘Sun’ raporton se anëtari i West Ham United, Declan Rice, është dëshira e Chelsea për verën.
Thuhet se ‘Blutë’ e Londrës janë gati që të ofrojnë deri në 45 milionë funte për kartonin e anglezit.
Gjithashtu, skuadra e Frank Lampard është afër një marrëveshjeje edhe me Ben Chilwell.