Chelsea konsideron rikthimin e Hazard

Sipas gazetës ‘AS’, Chelsea është duke menduar rikthimin e Hazard gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi nuk ka kaluar periudhë aspak të mirë në Madrid që nga transferimit i tij, është përballur me lëndime të shumta dhe raportohet se gjiganti anglez dëshiron ta rikthej në Angli.

Raportohet se përkundër interesimit të ‘The Blues’, Real Madrid i beson ende belgut dhe nuk është e interesuar ta shesë atë gjatë kësaj vere.

30-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 21 paraqitje me ‘Los Blancos’ në të gjitha garat, duke realizuar katër gola dhe një asistim.

Hazard iu bashkua Real Madridit në vitin 2019 për 100 milionë euro pikërisht nga Chelsea, por asnjëherë nuk ka arritur të shfaq potencialin e tij në Spanjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *