Chelsea i besoi portën, por ai e katranosi dhe tani ngroh stolin. Mister “80 mln euro” ka vendosur!

Kepa Arrizabalaga ka vendosur: ai dëshiron të largohet nga Chelsea në mënyrë që të mos humbasë Kampionatin Evropian. Sipas The Sun, portieri spanjoll është bindur të pranonte një huazim për të luajtur.

Mbërritja në Londër dy vjet më parë për 80 milion euro u prit me madhështi dhe shpresa të mëdha, por Kepa është një nga flop-et më të mëdha të viteve të fundit, jo vetëm në Angli.

Performanca jo e kënaqshme detyroi Blutë të nënshkruanin Edouard Mendy, i cili menjëherë u ngjit në skenë duke treguar besim dhe besueshmëri.

Kështu, në janar Kepa mund të ndryshojë ajrin, edhe nëse paga e tij (8.8 milion) tremb blerësit e mundshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *