Challandes zbulon se çfarë i tha Enrique pas ndeshjes

Bernard Challandes, i ftuar në Rubikon në Klan Kosova, ka folur shumë për Kosovën që ai po drejton.

Natyrisht, ai foli edhe për ndeshjen me Spanjën, ku u krijuan situata të çuditshme shkaku se Spanja nuk e njeh Kosovën.

Sido që të jetë, ai thotë se trajneri i tyre, Luis Enrique, kishte një mendim krejt tjetër.

“Politika është diçka tjetër, por Enrique ka vetëm fjalë të mira për Kosovën. Luis Enrique më uroi pas ndeshjes. Normal, jo për atë ndeshje, por përgjithësi ai na kishte studiuar. Kjo është diçka e mirë për atë që kemi bërë që një kohë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *