Trajneri i Përfaqësuese së Kosovës në Futboll, Bernard Challandes, ka folur për zhvillmet e fundit në skuadrën e “Dardanëve” pas takimeve të muajit mars.
Challandes, i ftuar në emisionin Rubikon në Klan Kosova, foli për disa çështje të ngritura së fundmi pas humbjeve të Kosovës në kualifikimet e Kampionatit Botëror “Katari 2022”.
Ai deklaroi se nuk do të jap dorëheqje nga pozita e trajnerit të Kosovës.
““Unë nuk dorëzohem kurrë, nuk jam trajneri më i mirë në botë, por e respektojë Kosovën dhe besojmë që kemi të ardhme së bashku. Por na duhet kohë. Duhet të mësohemi me këtë kohë të vështirë dhe pastaj do të dalim më mirë”.