Challandes para mediave ka folur për përballjen e fundit me Maqedoninë, disponimin e lojtarëve dhe pritjet nga ndeshja e nesërme kundër Sllovenisë.
Më poshtë keni deklaratën hyrëse të Challandes në konferencën për media:
“Pas një mbrëmje, mbrëmjes së kaluar, mbrëmjen e kaluar bëra një analizë për ndeshjen e fudit. Po jap fjalim të shkurtër për këtë ndeshje, pasi kemi ndeshje tjetër.. Kjo ndeshje nuk ishte shumë e keqe, as shumë e mirë. Rezultati ishte i keq, ishim të zhgënjyer, lojtarët kanë qarë pas ndeshjes. Ishte e trishtë. Por, mendoj se unë duhet të analizojë ndoshta edhe një herë në detaje, për të nxjerr gjithçka nga ai takim”.
“Mund të imagjinoni nëse Aliti shënonte në minutën e 93’ për 2:2 dhe të fitonim ndeshjen në shtesë, çfarë do të shkruanit në atë situatë? Skuadër e mrekullueshme. Mentalitet i shkëlqyer. Besuan, luftuan për Kosovë. Duhet të jetë njëjtë edhe tani”.
“Por, mendoj se nuk jam aq budalla nëse nuk do të shihja problemet. Kur flas për problemet flas vetëm për tri ndeshjet e fundit, jo ato ndaj Anglisë e Çekisë. Nëse flasim për këto tri ndeshje, problemet janë evidente, nuk krijojmë sa duhet”.
“Mendoj se luajtëm mirë deri në 30 metrat e fundit. Posedimi ishte me ne në ndeshjet ndaj Moldavisë e Maqedonisë. Por, në fund nuk kishim shumë momente ku mund të mendojmë se “oh, mund të jetë gol”. Ky është problemi ynë tani. Kjo është sfida ime. Të gjej zgjidhej, partikularisht në këtë ndeshje, ndaj Sllovenisë.
“Ne duhet të gjejmë zgjidhje me lojtarët që janë këtu tani. Sfida e dytë pas këtij dështimi… duhet ta dini se lojtarët janë të shkatërruar. Si dhe fizikisht lojtarët janë të dërrmuar, pasi vijnë nga një ndeshje e vështirë”.
“Flas për sfidat, sepse për mua, e qartë është se është detyrë e imja që t’i kthejë lojtarët në nivel të lartë për këtë ndeshje. Mendoj se është mundësi e mirë gjithashtu për të treguar mentalitetin dhe karakterin tonë”.
“Kundër Romanisë, Sllovenia ishte skuadër e fortë fizikisht. Do të thotë duhet të jemi gati për luftë të fortë. Nuk mund të kemi vetëm përgjigje me forcë. Duhet të gjejmë përgjigje me topin, me aftësitë. Duhet të gjejmë zgjidhje me principet tona. Të mbajmë topin, të luajmë kombinime, pasime të shpejta. Të luajmë filozofinë tonë të lojës. Menjëherë”.