Real Madridi ka pësuar disfatë nga Mallorca në kuadër të javës së 20-të në kampionatin elitar spanjoll.
“Mbretërit” u mposhtën 1:0 nga ekipi ishullor në stadiumin “Visit Mallorca Estadi”.
Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi dhe portieri serb Rajkoviq ishin ndër meritorët në këtë fitore të madhe të vendasve.
Muriqi pati “gisht” në autogolin e Nachos në minutën e 13-të, ndërsa Rajkoviq priti penalltinë e Asensios në minutën e 59-të.
Faqja zyrtare e Mallorcas publikoi një fotografi ku shihet Muriqi teksa përqafon bashkëlojtarin serb gjatë një momenti në lojë.
“Çfarë dyshe” – shkroi shkurtimisht Mallorca në rrjetet sociale në mbishkrim të fotografisë.
Me këtë humbje, “mbretërit” mbeten në pozitën e dytë me 45 pikë, pesë më pak se Barcelona lidere që ka një takim më pak.
Mallorca zë vendin e 10-të me 28 pikë.
What a duo. pic.twitter.com/PlbwrbwQZK
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) February 5, 2023