Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka do të vazhdojë te mbetet në Londër tek Arsenali për një kohë të gjatë.
Xhaka ka nënshkruar sot kontratën e tij me “Topçinjtë” e cila do ta mbajë atë në “Emirates” edhe për katër vite të tjera.
Krejt kjo është bërë e ditur nga gazetari i “Football-London”, Chris Wheatley i cili është i lidhur me klubin londinez.
Ai ka njoftuar se Granit Xhaka ka nënshkruar sot me Arsenalin, ndërsa për një gjë të tillë e ka njoftuar edhe trajnerin e Romës, Jose Mourinhon i cili ishte shumë i interesuar për transferimin e Xhakës në Romë.
“Granit Xhaka nënshkroi sot kontratën e tij të re me Arsenalin. Marrëveshje katërvjeçare. Trajneri i Romës, Jose Mourinho foli drejtpërdrejt me mesfushorin i cili e informoi atë për kontratën e re”, shkroi gazetari anglez në Twitter.