Ceferin: Shpresoj që Kupa e Botës të mos organizohet më gjatë dimrit

Kupa e Botës është vetëm dy ditë larg fillimit.

Skuadrat pjesëmarrëse tashmë kanë bërë përgaditjet finale para fillimit të garës më të madhe në glob për futboll.

Kupa e sivjetme e Botës do jetë e veçantë pasi do organizohet për herë të parë në stinën e dimrit.

Presidenti i UEFA, Ceferin u shpreh i pakënaqur me këtë duke thënë se shpreson që kjo mos të ndodhë më.

“Jam i sigurt se Kupa e Botës do të jetë e organizuar në mënyrë fantastike, por shpresoj të mos ketë më Kupë të Botës në dimër në të ardhmen. Po presim spektakël dhe një muaj fantastik të futbollit dhe besoj se një përfaqësuese nga Evropa do ta fitojë trofeun sërish”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *