Çatia e ‘Santiago Bernabeu’ do të mbyllet edhe për ndeshjen e sotme, super atmosferë në Madrid

Sot (e mërkurë) është në orar për t’u zhvilluar ndeshja kthyese e fazës gjysmëfinale, ku Real Madridi dhe Bayern Munichu luftojnë për një vend në finale.

Real Madridi është nikoqir i Bayern Munichut në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 21:00.

Çatia e ‘Bernabeut’ do të mbyllet sërish këtë mbrëmje për ndeshjen kundër Bayern Munichut. Kjo gjë ndodhi edhe në ndeshjen ndaj Manchester Cityt, ndër të tjera për të krijuar atmosferë sa më të zhurmshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *