Mesfushori Sergio Busquets nëse do jetë i pranishëm në ndeshjen kundër Levantes, do barazojë rekordin e ish kapitenit Carles Puyol.
Busquets ka zhvilluar 592 ndeshje zyrtare për katalunasit, një më pak se spanjolli me 593, përcjellë lajmi.net.
Në rast që do e barazojë rekordin, Busquets do jetë vetëm lojtar i katër me më së shumti paraqitje të blaugranasit pas Xavit (767), Lionel Messi (746 duke marrë parasysh ndeshjen e sotme) dhe Andres Iniesta (774).
Mesfushori defensivë ka zhvilluar 338 ndeshje në La Liga, 117 në Ligën e Kampionëve, 64 në Kupën e Mbretit, 15 në Superkupën e Spanjës dhe pesë në Kupën e Botës për klube, derisa tri në Superkupën Evropiane.
Spanjolli gjithashtu është një ndër lojtarët me më së shumti trofe në histori, duke fituar tetë herë La Ligan, gjashtë Kupa të Mbretit, gjashtë Superkupa të Spanjës, tri Liga të Kampionëve, tri Superkupa Evropiane, tri Kupa të Botës për klube, Kupën e Botës 2010 dhe kampionatin Evropian në 20112.