Përfaqësuesja e Kosovës ndodhet në një ecuri të dobët rezultatesh, derisa fitoren e fundit e regjistroi një vit më parë.
“Dardanët” këtë muaj zhvilluan tri ndeshje, derisa në njëren prej tyre humbën nga Maqedonia e Veriut në Shkup duke humbur rastin e kualifikimit në “Euro 2020”.
Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki ka zbuluar një moment interesant sa ishte përzgjedhës i “Dardanëve”.
“E mbaj mend një moment kur ishim duke stërvitur në Kastriot, dhe bisedova pak me ndihmësin tim që ishte më parë duke punuar në Lazio e vende tjera”, deklaroi Bunjaki në “T7”.
“I thash atij se po vijnë disa politikanë në stërvitje dhe se duhet ta ndërprejmë për pesë minuta, ai refuzoi këtë gjë”, shtoi ai.