Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, do të jetë përsëri sot titullar për Southampton kundër Burnley në Premier League.
Pas ndeshjes së parë si titullar ku arriti të shënojë edhe gol vjen menjëherë edhe mundësia e sotme, për të konfirmuar se e meriton të jetë lider i sulmit.
Trajneri Ralph Hasenhutl ka vendosur ti besoj përsëri 20-vjeçarit, duke i dhënë të drejtën të luajë që nga minuta e parë, ku nga Broja do të kërkojë që të përsërisë veten e tij dhe të shënojë gola që do i siguronin 3 pikët e radhës Southampton.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave:
Southampton: Mçarthy, Livramento, Bednarek, Salisu, Perraud; Elyounoussi, Romeu, Diallo, S Armstrong; Redmond, Broja
Burnley: Pope, Lowton, Mee, Tarkowski, Taylor; Cornet, Westwood, Cork, McNeil; Barnes, Wood