Brentdfordi ka bërë befasinë e javës në Premier Ligë.
Ata mposhtën në ”Etihad Stadium”, Manchester Cityn me rezultat 2-1 shkruan IndeksOnline.
Fitorja e Brendfordit erdhi në minutat shtesë.
Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi me golin e Ivan Toney në minutën e 16-të.
Në fundin e pjesës së parë, Phil Foden barazoi rezultatin me një gol të bukur.
Ivan Toney i siguroi fitoren Brentfordit në minutën e 90+8.
Manchester City ka mbetur në pozitën e dytë me 32 pikë, një më pak se Arsenali që luan sonte në udhëtim ndaj Wolwesit.
Në anën tjetër Brendford ka shkuar në kuotën e 19 pikëve dhe renditet në pozitën e 10-të.