Brazili në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës, e eliminon Kilin

Kombëtarja e Brazilit ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës.

Brazilianët mposhtën me rezultat 1:0 kombëtaren e Kilit.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Lucas Paqueta në minutën e 47-të. Vlen të theksohet që Brazili nga minuta e 48-të ishte me një futbollist më pak në fushë pasi Gabriel Jesus mori karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër.

Kili arriti të shënoi gol në minutën e 62-të, por VAR ia anuloi për pozitë jashtë loje.

Brazili në gjysmëfinale do të luaj kundër Perusë, që e eliminoi Paraguain.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *