Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se shitja e biletave për ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2022, Kosovë – Gjeorgji, e cila zhvillohet më 12 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të bëhet nëpër pikat shitjes se Artmotion.
Në bazë të masave anti-covid të qeverisë së Kosovës në këtë ndeshje do të lejohet shfrytëzimi 30 përqind i kapacitetit të stadiumit.
FFK ka vendosur t’i largojë biletat nga sistemi online, në të cilin kishte ankesa te vazhdushme dhe dyshime për keqperdorim.
Në ndeshjen me Spanjën u lejuan vetëm 400 tifozë dardanë dhe nuk pati bileta në shitje, ndërsa në ndeshjen me Gjeorgjinë që luhet më 12 tetor, biletat do të jenë në shitje që nga nesër nga ora 12:00.
Një person mund të blejë deri në 2 bileta me letërnjoftim. Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e kaluara: Perëndim 20 euro, Lindje 10 euro, Veri dhe Jug 5 euro.