Bëri huqjen e vitit, Timo Werner “fiton” shtetësinë e Maqedonisë së Veriut

Të mërkurën kombëtarja e Maqedonisë së Veriut e mundi Gjermaninë në Duisburg në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në Katar me rezultatin 2:1.

Humbja e kombëtares gjermane në fushën e saj përballë Maqedonisë Veriut komentohet ashpër nga mediat gjermane.

Turp e falimentim të Joachim Löw dhe kombëtares gjermane e quajtën mediat gjermane humbjen.

Mediat maqedone në anën tjetër, kanë nisur shakat me sulmuesin e Gjermanisë, Timo Werner, i cili humbi një rast të sigurt për gol, duke montuar një fotografi se i është dhënë shtetësi maqedonase për shërbimet e tij.

Pas humbjes 0:6 kundër Spanjës gjërat nuk janë kthyer në vendin e duhur. “Futbolli gjerman ka rënë tani pas Armenisë dhe Maqedonisë së Veriut. Të paktën në grupin J të kualifikimit për Kampionatin Botëror 2022 në Katar.

Gjermania fitoi 3:0 kundër Islandës dhe 1:0 kundër Rumanisë, por edhe armenët fituan me këta kundërshtarë dhe më tej edhe me Lihtenshtajnin. Aktualisht ata janë në krye, të ndjekur nga Maqedonia e Veriut, që ka ndërkohë një proporcion golash më të mirë se Gjermania.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *