Berat Gjimshiti feston ditëlindjen, Atalanta i bën urimin e veçantë në gjuhën shqipe

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, feston sot 31-vjetorin e lindjes së tij.

Klubi aktual i lojtarit shqiptar, Atalanta, ka zgjedhur ta urojë shqiptarin në një mënyrë tepër të veçantë.

Klubi zikaltër ka publikuar një foto të Gjimshitit në rrjetet sociale, ndërsa krahas saj e ka uruar kapitenin e kombëtares në gjuhën shqipe.

“Gëzuar ditëlindjen, Berat”, shkruhet në postimin e klubit të Bergamos, ku shoqërohet edhe me flamurin shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *