Bendtner zemëron të fejuarën: “Një i çmendur pa tru”

“Një i çmendur pa tru”, këto duket se kanë qenë fjalët që Niklas Bendtner ka dëgjuar t’i thuhen nga e fejuara Philine Roepstorff në momentin që ai i ka thënë se kishte ndërmend të blinte një Rolls-Royce.

Ish-sulmuesi i Arsenal-it dhe i Juventus-it duket se ka qenë protagonist i një debati me partneren e tij për blerjen e një makine të kushtueshme.

Siç ka bërë të ditur The Sun, Bendtner ka qenë gati të shpenzojë 330 mijë euro për makinën, por bukuroshja Philine ka kundërshtuar.

Gjatë një emisioni të drejtuar nga të dy në Danimarkë, ata kanë rrëfyer anekdotën:

“Bëhet fjalë për një makinë që askush nuk e ka në Danimarkë dhe ai e do pikërisht sepse nuk e ka njeri. Por është një i çmendur pa tru”.

Përgjigja e Bendtner ka qenë ajo e një njeriu të dorëzuar: “Kam hequr dorë. Nuk mund të them më shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *