Befason Abrashi, “Nuk e dita që i kam dy kartonë të verdhë”

Amir Abrashi nuk do të luajë të mërkurën në ‘finale’ kundër Bjellorusisë.

Shqipëria e mundi 3-1 Kazakistanin dhe do të luftojnë për vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C të mërkurën me Bjuellorusinë.

Në atë ndeshje do të mungojë Abrashi, pasi u ndëshkua me të verdhë sonte kundër Kazakistanit.

Pas takimit, ai çuditërisht tha se nuk e ka ditur që i ka dy kartonë të verdhë, pasi ndryshe do t’i ishte qasur takimit.

“Me rëndësi është fitorja, unë jam maksimumin që t’i fitojmë ndeshjet. Fituam dhe tani me Bjellorusinë do të jetë finale për me fitu grupin, respekt djemve që dhanë gjithçka sonte”, tha Abrashi.

“Kemi pasur më shumë raste, dhe mund të kemi shënuar gola më shumë”.

“Do të mungoni të mërkurën, kush do të ju zëvendësoi? Kemi shumë djem të tjerë që mund të më zëvendësojnë. Nuk e dita që i kam dy kartonë, pas ndeshjes me tregoi trajneri sepse ndoshta do të isha hyrë ndryshe në lojë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *