Bayernin e “pushon” COVID-i, rezulton pozitiv edhe një person tjetër

Nuk kanë fund rastet me COVID te skuadra e Bayern Munichut. Pas Zyles, Stanisiait, Kimmichit, Couppo- Motingut dhe dy pjesëtarëve të tjerë të skuadrës, tani dhe trajneri i portierëve është infektuar me virusin vdekjeprurës.

“Bild” shkruan se dje, edhe Toni Tapaloviq ka rezultuar pozitiv me COVID dhe është detyruar të hyjë në karantinë. Tapaloviq mësohet të jetë vaksinuar me të dyja dozat, por sërish nuk i ka shpëtuar infektimit.

Duket se dhe ai nuk i ka shpëtuar kontakteve me pjesëtarët e infektuar dhe tani duhet të qëndrojë të paktën 14 ditë në karantinë derisa të testohet sërish dhe të rezultojë negativ.

Bayerni nuk po gjen qetësi dhe si pas “Bild”-it pritet që në ditët e ardhshme të ketë infektime të tjera të cilët do të vijnë për shkak situatës zinxhir që do të krijohet nga personat e infektuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *