Bayern Munich shokohet nga Lazio, PSG pa problem ndaj Real Sociedad

Kanë përfunduar dy sfidat e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Lazios ka befasuar Bayern Munich, duke triumfuar me rezultat 1 me 0.

Ciro Immobile shënoi golin e vetëm në këtë takim, duke konkretizuar me gol një penallti të shkaktuar nga Upamecano, i cili u ndëshkua me karton të kuq.

PSG triumfoi në ndeshjen tjetër ndaj Real Sociedad, me shifrat përfundimtare që ishin 2 me 0.

Kylian Mbappe dhe Barcola realizuan golat e fitores për skuadrën franceze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *