Kanë përfunduar dy sfidat e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Lazios ka befasuar Bayern Munich, duke triumfuar me rezultat 1 me 0.
Ciro Immobile shënoi golin e vetëm në këtë takim, duke konkretizuar me gol një penallti të shkaktuar nga Upamecano, i cili u ndëshkua me karton të kuq.
PSG triumfoi në ndeshjen tjetër ndaj Real Sociedad, me shifrat përfundimtare që ishin 2 me 0.
Kylian Mbappe dhe Barcola realizuan golat e fitores për skuadrën franceze.