Kanë përfunduar dy takimet e para të fazës gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Llapi triumfoi në ndeshjen e parë 2:3 ndaj Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është deklaruar pas ndeshjes duke thënë se skuadra e tij shënoi në momentet e duhura.
Batatina ka shtuar se duhet pasur vëmendjen në ndeshjen e radhës.
“Realizuam gol në momentet më të mira. Mendoj se ishte goli i qetësisë. Ishim të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Sot pranuam dy gola të lehtë dhe duhet të jemi të kujdesshëm lojën e radhës. E kemi freskinë e duhur në skuadër dhe e kemi bërë maksimumin. Mund të them se Prishtina ka pasur mundësi në fund ta barazonte. Gjithmonë skuadra si Prishtina mund të shënojnë në detaje të vogla. E arritëm objektivin por duhet të jemi të vëmendshëm”, deklaroi për “Art Sport” tekniku llapjan.
Ndeshja e radhës do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë më 21 prill.