Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës do të mbahet sot.
Kuvendi mbahet në Hotel Emerald në Prishtinë dhe fillon në ora 15:00, ku tashmë edhe ka nisur, shkruan Gazeta Olle.
E prezent në Kuvendin Zgjedhor janë gjithsej 55 delegatë.
Kur në Kuvendin Zgjedhor Presidenti i FFK-së, Agim Ademi kërkoi votëbesimin nga delegatët, në skenë dolën opozita.
Këta të fundit kanë lëshuar sallën duke dalë të pakënaqur nga ky Kuvend Zgjedhor, e për tu rikthyer vetëm disa minuta më pas.
E pas gjithë kësaj më të zëshmit ishin trajneri i Llapit, Tahir Batatina dhe presidenti i Trepçës 89, Abedin Zeka.