Italia ka shënuar fitore në përballjen për vendin e tretë kundër Belgjikës në Ligën e Kombeve.
“Azzurri” fitoi ngushtë 2-1 në “Allianz Stadium” në Torino, shkruan Demokracia.com.
Nicolo Barella është futbollisti më i vlerësuar në këtë ballafaqim nga sajti prestigjioz SofaScore.
Mesfushori i Interit mori notën maksimale 7.9, ndërkohë që edhe Berardi u vlerësua lartë 7.8.
Lojtari me notën më të ulët te Belgjika ishte anësori i Milanit, Alexis Saelemaekers që mori notën 6.4.