Barcelona po mundohet të ja “lëshoj” Manchester Cityt, po e mendon shkëmbimin Roberto-Laporte

Klubi i Barcelonës është aktivizuar fuqishëm në këtë merkato.

Deri më tani katalunasit kanë zyrtarizuar tri transferime: Eric Garcia, Sergio Aguero dhe Emerson Royal.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka paralajmëruar se shumë shpejtë do të zyrtarizohen edhe transferimet tjera.

Në radhë janë Gini Ëijnaldum dhe Memphis Depay. Por, përveç këtyre, katalunasit po mendojnë transferimin edhe të një mbrojtësi.

Sipas “Sport”, katalunasit e pëlqejnë mbrojtësin e Manchester Cityt, Aymeric Laporte.

Duke e parë se trajneri i Man Cityt e pëlqen mesfushorin e katalunasve, Sergi Roberto, atëherë Barcelona po mendon ta vë pjesë të ofertës spanjollin.

Roberto nuk e ka më përkrahjen e bordit dhe është duke u menduar shitja e tij. Katalunasit po mendojnë që ta vënë tavolinë të negociatave me Manchester Cityn emrin e mesfushorit në shkëmbim të Laportes.

Sergi Roberto nuk pati një sezon të mirë. Ai vuajti nga lëndimet dhe nuk ishte në formën më të mirë.

Tashmë e ka humbur pozitën e startuesit pasi që Ronald Koeman po i beson më shumë Sergino Dest./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *