Barcelona merr fitore me ‘aromë’ kampioni, shkon në +15 pikë diferenca me Real Madridin

Barcelona ka siguruar fitoren e radhës në La Liga.

“Blaugranët” triumfuan me rezultat 0 me 4 ndaj Elches në transfertë.

Robert Lewandowski shënoi dy gola, kurse Ansu Fati dhe Torres realizuan nga një tjetër në këtë takim.

Kjo fitore e fuqizon edhe më shumë Barcelonën në krye të tabelës në La Liga, duke pasur tashmë diferencë 15 pikë me Real Madridin e vendit të dytë.

Nëse gjërat vazhdojnë kështu, atëherë duket se çështja e titullit kampion do të mbyllet shpejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *