Barcelona ia bën me dije Man Utd – duhet të paguajnë 85 milionë për De Jong

Barcelona nuk dëshiron të dëgjojë për ndonjë ofertë më të vogël se 85 milionë euro për Frenkie De Jong.

Manchester United, si skuadra vetme e interesuar aktualisht për të, është duke e kalkuluar paraprakisht këtë lëvizje, nëse ia vlen që të paguhet kjo shumë parash apo jo.

De Jong e ka shprehur haptazi dëshirën e tij për t’u larguar nga “blaugranat”, pasi nuk është i kënaqur me situatën që po kalon në klub.

Xavi Hernandez, përkundër që u deklarua me elozhe për holandezin, nuk mori përgjegjësi për mbajtjen e tij edhe më tutje në “Camp Nou”.

Mbetet të shihet se si do përfundojë kjo “sagë” e filluar tash e disa muaj në mes të tij, Barcelonës dhe Manchester United.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *