Barcelona është larguar nga gara për të nënshkruar me yllin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland gjatë verës.
Norvegjezi është nder futbollistët me të vlerësuar në Evropë dhe ka qenë i lidhur me kalimin në Kaluni, derisa kërkohet edhe nga Manchester City, Manchester United, Chelsea dhe Real Madrid, transmeton lajmi.net.
Sipas televizionit spanjoll, TV3, Barcelona nuk është e gatshëm të shpenzojë 150 milionë euro për asnjë lojtar evropianë, këtu përfshihet edhe Haaland.
Barcelona momentalisht ka borxhe rreth 1 miliard euro, andaj nënshkrimi me Haaland shihet si i pamundur.
Ndërkohë, katalunasit e kanë bërë prioritet ta mbajnë Lionel Messin në skuadër, kontrata e të cilit skadon muajin e ardhshëm.
Haaland ka bërë 40 paraqitje për Dortmund këtë edicion në të gjitha garat duke shënuar 39 gola dhe dhuruar 12 asistime.