Për shkak të pjesëmarrjes në Ligën e Konferencës, Ballkani nuk i ka zhvilluar disa ndeshje në kampionatin vendor sipas orarit dhe njërën prej tyre do ta zhvillojë sot.
Kampioni aktual i Kosovës është mysafir i Trepçës ’89, ndërsa ndeshja e mbetur e javës së tretë zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë dhe fillon në orën 13:00.
Pas 17 javësh, “Minatorët” renditen në pozitën e nëntë (e parafundit) me 18 pikë, ndërsa Ballkani që i la luajtur vetëm15 ndeshje është në pozitën e dytë me 33 pikë, pesë më pak se Drita, e cila i ka tri ndeshje më shumë të zhvilluara.
Përveç me Trepçën 89, Ballkani nuk ka luajtur edhe me Prishtinën dhe Llapin.